Flash

Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus në një romancë dashurie?

Lapsi.al 21 April 2025
Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus në një romancë dashurie?

Elizabeth Hurley ka nxitur spekulime për një lidhje të mundshme të re — me askënd tjetër veçse Billy Ray Cyrus.

Në një postim në Instagram të shpërndarë të dielën,  aktorja dhe këngëtari i muzikës country,lpozuan së bashku për një foto ndërsa festonin Pashkët gjatë një vizite në një fermë.

Billy Ray shihet duke puthur Hurley, ndërsa të dy janë mbështetur mbi një gardh druri. "Gezuar Pashkët ," shkruajti Hurley në mbishkrimin e fotos.

[embed]https://www.instagram.com/p/DIrZzm-Rl5n/[/embed]

Hurley u përfol më parë për një romancë me Billy Ray kur përdori këngën e tij “She’s Not Cryin’ Anymore” në një postim në Instagram më 9 prill — dhe e etiketou këngëtarin country në një foto të saj me bikini.

“Dielli më i mrekullueshëm në Maldivet e mrekullueshme ,” shkruante Hurley në mbishkrimin e fotos.

Të dy kanë qenë në disa lidhje gjatë viteve të fundit që kur u ndanë nga bashkëshortët e tyre.

Billy Ray ka qenë i martuar me Tish Cyrus për 28 vjet para se ata të vendosnin të ndaheshin në prill të vitit 2022. Çifti ka pesë fëmijë: vajzat Miley, Noah dhe Brandi, dhe djemtë Trace dhe Braison.

Shumë shpejt pas ndarjes, këngëtari i “Achy Breaky Heart” nisi të takonte këngëtaren australiane Firerose rreth gushtit 2022.

Çifti më vonë ngjalli thashetheme për fejesë kur ajo postoi një foto duke mbajtur një diamant në gishtin e unazës në shtator 2022. Më pas u zbulua se Billy Ray i kishte propozuar një muaj më parë.

Në tetor 2023, çifti u martua, por u ndanë disa muaj më vonë në maj të vitit 2024.

Ndërkohë, Hurley ka qenë e martuar me Arun Nayar nga 2007 deri në 2011. Pas divorcit nga biznesmeni, Hurley i tha PEOPLE që po "po e përballonte mjaft mirë."

“Ne të gjithë jemi mjaft të lumtur tani dhe po përpiqemi të ecim përpara," tha ajo në atë kohë.

Aktorja ka qenë gjithashtu në një lidhje me Hugh Grant për 13 vjet. Megjithatë, ata u ndanë në vitin 2000, dhe Grant është kumbari i djalit të Hurley-t, Damian.

Të këshilluara

Tyla nderon Britney Spears në MTV VMA 2025

Tyla bëri homazhe për Britney Spears të premten, kur ajo veshi një fustan Dolce & Gabbana të frymëzuar nga performanca ikonë e këngëtares "I'm a Slave 4 U" ...

19:37

Ribashkohen Kanye West dhe Bianca?

Kanye West dhe Bianca Censori u shfaqën së bashku në publik , pavarësisht konfirmimit të reperit se Censori e "e braktisi” atë në fillim të këtij viti. Video...

12:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI