Flash

Fëmijë në takim elektoral/ Rama u thotë të kërkojnë fotot e tij nudo në Google

Lapsi.al 21 April 2025
Fëmijë në takim elektoral/ Rama u thotë të

Gjatë një takimi të organizuar në plazhet e Kavajës ditën e sotme, mes të cilëve kishte shumë të mitur në një plazh të Spillesë, kryeministri Rama u tregoi për fotot e tij nudo në plazh, të publikuara nga opozita. Pa u rezervuar, megjithëse përballë tij kishte vajza dhe djem të mitur, Rama i ftoi të kërkojnë në Google që të shikonin atë në fotot nudo që i janë publikuar nga mediat.

“Isha në Francë, më thonë ca miq janë ca plazhe nudo që shkojnë njerëzit e lahen siç i ka bërë Zoti. Dhe thash shkojmë e provojmë, ça ka? Isha me një shoqe dhe ca miq, bëmë dhe foto, atje s’kishte naj gjë, se kur janë të gjithë ashtu s’të bën përshtypje.

Pas ca vitesh kandidoj për t’u ribërë kryetar bashkie dhe këta të kënetës sesi e qysh po është histori e gjatë, i gjejnë këto foto e mia cullak dhe më çojnë dhe telefonata anonime që tërhiqu se do të turpërojmë unë thosha ça do më bëjnë se s’më shkonte mendja.

Më thoshin tërhiqu se do bëhesh gazi i botës, kur një ditë para se t’i botoni, i keni në Google po të jeni kuriozë, sa keni pa ju… dhe mi çojnë me zarf i hap unë ato shoh veten time po ishte pas shumë vitesh… gjëja e parë që më shkoi në mend thash si s’jam më kaq i ri, pastaj më erdhi siklet thash ça do bëjnë. Mi nxorën në gazetë, gjithë ky zdap siç me kishte bërë nëna, por kuptohet… 2 metra.

Pandi u mbulua me jorgan nuk dilte nga shtëpia, merrte në telefon dhe qante hallet me nënën time.

Pastaj më thonin dil mohoje është montazh, ore si ta mohoj jam unë. Pasdite kur doli kjo kisha takim me të rinjtë, te Ali Demi, mirëpo halli ishte që kur ecja në rrugë më duket sikur të shihnin ashtu.

Mora mikrofonin atje, ata më shihini, dhe u “thash ça t’u them unë , unë jam”, do ti shpërtheu një brohoritje e madhe? Au thashë”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

“Kur fituam të dy me Majkon i shkoj në zyrë, se ai nuk donte që unë të fitoja, dhe i thash jemi të detyruar që të punojmë bashkë… Që të punojmë bashkë tha duhet të plotësosh dy kushte, mos veshësh më çorape të kuqe dhe të martohesh, i plotësova të dyja”, tha kreu i PS.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI