Flash

Humbi kontrollin e mjetit, 27-vjeçarja dhe e ëma aksidentohen në aksin Pogradec-Korçë

Lapsi.al 21 April 2025
Humbi kontrollin e mjetit, 27-vjeçarja dhe e ëma aksidentohen

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Korçë” ku një 27-vjeçare duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi mjetin e saj, duke dalë nga rruga.

Si rezultat i aksidentit, drejtuesja e automjetit, si dhe nëna e saj, e cila ishte pasagjere, kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar për mjekim në spital.

Fatmirësisht, të dyja janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim të nevojshëm mjekësor.

Njësia hetimore përkatëse ka nxjerrë grupin e hetimit për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident.

Njoftim:

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI