Flash

Këlliçi thirrje Urdhrit të Psikologut: Heshtja ndaj sjelljeve barbare, turp!

Lapsi.al 21 April 2025
Këlliçi thirrje Urdhrit të Psikologut: Heshtja ndaj sjelljeve

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, i ka bërë thirrje publike institucionit të Urdhrit të Psikologut për të reaguar në lidhje me deklaratat skandaloze të kryeministrit të vendit për fëmijët që të kërkojnë dhe të shohin fotot e tij nudo.

Fëmijë në takim elektoral/ Rama u thotë të kërkojnë fotot e tij nudo në Google

‘Një deklaratë e tillë do ishte në nderin dhe profesionalizmin tuaj, si përfaqësues të psikologëve të të gjithë Shqipërisë. Asgjë më pak se kaq! Heshtja apo më keq aprovimi i këtyre sjelljeve barbare, dëmtuese dhe të sëmura do ishte turpi i institucionit që ju përfaqësoni dhe vlerave që pretendoni të mbani lart në shoqërinë shqiptare’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Thirrje publike Urdhrit të Psikologut!

Në dritën e fakteve të fundit mbi thirrjet skandaloze të kryeministrit të vendit për fëmijët që të kërkojnë dhe të shohin fotot e tij nudo, duke konsideruar detyrën tuaj publike dhe profesionale, gjykoj të arsyeshme që opinioni publik të presë një reagim tuajin.

- Të kërkohet menjëherë dhe pa asnjë dyshim tërheqja e një mesazhi të tillë dhe propagandimi publik i kërkimit të nuditetit nga fëmijët në internet, si faktor tejet dëmtues për zhvillimin e tyre normal dhe psikologjik.

- Të kërkohet ndalimi i përdorimit të fëmijëve si audiencë e detyruar në fushata zgjedhore, aq më tepër kur bëhen subjekt bisedash për të rritur.

- Të dënohet në mënyrë bindëse kërkesa e kryeministrit për të nxitur vajzat 18 vjeçare të përdorin joshjen personale për vota. Asnjë lidhje fizike dhe emocionale nuk mund të nxitet për qëllime politike. Ky është diskriminim gjinor dhe shfrytëzim nga pushteti.

Një deklaratë e tillë do ishte në nderin dhe profesionalizmin tuaj, si përfaqësues të psikologëve të të gjithë Shqipërisë.

Asgjë më pak se kaq!

Heshtja apo më keq aprovimi i këtyre sjelljeve barbare, dëmtuese dhe të sëmura do ishte turpi i institucionit që ju përfaqësoni dhe vlerave që pretendoni të mbani lart në shoqërinë shqiptare.

Faleminderit!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI