Flash

Kongresmenia e Trump feston për vdekjen e Papës: E keqja u mposht nga dora e Zotit

Lapsi.al 21 April 2025
Kongresmenia e Trump feston për vdekjen e Papës: E keqja u mposht nga

Marjorie Taylor Greene, një kongresmene amerikane që mbështet Trump, habiti të gjithë duke festuar për vdekjen e Papa Françeskut. Në një koment në X ku ndiqet nga 1.5 milionë njerëz ajo shkoi se "sot ka pasur ndryshime të mëdha në udhëheqjen globale. E keqja u mposht nga dora e Zotit."

Greene, e cila e përshkruan veten si një "e krishterë" në biografinë e saj në rrjetin social në pronësi të Elon Musk e pati të bllokuar profilin për shumë kohë për shkak postimeve me dezinformata në lidhje me Covid.

E lidhur më parë me grupin konspirativ “QAnon”, Greene ka mbështetur vazhdimisht pretendimet e Trump për mashtrime në zgjedhjet e 2020. Postimi që festonte vdekjen e Papës shkaktoi qindra komente proteste nga ndjekësit.

"Ti je një turp për Amerikën" - i shkroi asaj një përdorues që e identifikoi veten si një "republikan i shqetësuar". "Si jetoni me gjithë këtë urrejtje në zemrën tuaj?" – shkroi një tjetër. "Çfarë lloj i krishteri mund të kërcejë mbi varrin e një njeriu dhe të flasë për vullnetin e Perëndisë?" – replikoi dikush tjetër.

Në një postim të publikuar më herët të dielën në X, Greene postoi një imazh të Jezusit me komentin: "Shpresoj që ata të kenë një Pashkë të mrekullueshme. Ai u ringjall dhe ne të gjithë jemi falur." ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI