Flash

Kulla Eiffel në "zi" për Papa Françeskun, sonte nuk do të ndizen dritat

Lapsi.al 21 April 2025
Kulla Eiffel në "zi" për Papa Françeskun, sonte nuk

Kulla Eiffel nuk do t'i ndezë sonte dritat e saj në nder të Papa Françeskut i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin e ndarjes nga jeta e njoftoi sot Vatikani.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo në reagimin e saj theksoi se do të propozojë që një lokacion në kryeqytetin francez të emërtohet me emrin e Papës. Hidalgo nderoi angazhimin e Papa Françeskut për një kishë që shtrihet tek më të cenuarit, vullnetin e tij për të vendosur ekologjinë në qendër të shqetësimeve shpirtërore dhe sociale" dhe thirrjet e tij për pritjen e refugjatëve.

Papa Françesku, emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio, u bë papa i parë nga Amerika Latine dhe papa i parë jezuit në histori. Gjatë papatit të tij, ai njihej për qasjen e tij të thjeshtë dhe shpirtin e afërt me njerëzit, duke promovuar vlerat e dashurisë, përulësisë dhe kujdesit për më të margjinalizuarit në shoqëri

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI