Flash

Lamtumirë Ati i Shenjtë: Serie A shtyn ndeshjet, mesazh ngushëllimi edhe nga FSHF

Lapsi.al 21 April 2025
Lamtumirë Ati i Shenjtë: Serie A shtyn ndeshjet, mesazh
Vdekja e Papa Françeskut ka tronditur edhe botën e sportit. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë vërshuar në nderim të Atit të Shenjtë, mes tyre edhe e Federatës Shqiptare të Futbollit. Humbja e Papa Françeskut ka bërë që të ndalet futbolli italian, ashtu siç mësohet nga njoftimi zyrtar që komunikon pezullimin e përkohshëm për zie të kampionatit të Serie A: “Pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Liga Kombëtare e Profesionistëve Serie A bën me dije se ndeshjet e parashikuara për ditën e sotme në kampionatin Serie A Enilive dhe Primavera 1 shtyhen për një datë që do të caktohet më vonë”. Edhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka bërë të ditur se, përveç kampionatit më të lartë, e gjithë lëvizja futbollistike do të ndalet: “FIGC vajton ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Pezullohen të gjitha garat e programuara për ditën e sotme, nga Serie A deri te kategoritë amatore.” Diçka e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2005, me rastin e vdekjes së Gjon Palit II.

Cilat janë ndeshjet e shtyra për shkak të vdekjes së Atit të Shenjtë

Cilat ishin ndeshjet e programuara për sot? Sipas kalendarit të ndarë të javës së 33-të të kampionatit, duhej të zhvilloheshin katër ndeshje të shtyra (posticipo). E para në orën 12:30, Torino–Udinese. Pasdite në orën 15:00 ishte parashikuar Cagliari–Fiorentina, ndërsa në orën 18:00 duhej të niste Genoa–Lazio. Ndeshja që do të mbyllte javën ishte Parma–Juventus (ora 20:45). Stadiumet mbyllen, të gjithë në shtëpi.

Datat e mundshme për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit

Për momentin, Liga e Serie A nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përmendur një “datë që do të caktohet” për rikuperimin e ndeshjeve. Nuk pritet të ketë probleme për të gjetur një dritare të përshtatshme për zhvillimin e tyre, duke pasur parasysh se shumica e skuadrave nuk kanë angazhime të tjera jashtë Serie A. Përjashtim bën Fiorentina, që aktualisht është e angazhuar në Kupat e Europës. Skuadra e trajnerit Palladino është kualifikuar për gjysmëfinalen e Conference League: ndeshja e parë do të luhet më 1 maj, e kthimit më 8 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 28 maj në Stadiumin Municipal të Breslavës (Poloni). Duke marrë këtë parasysh, e vetmja hapësirë e mundshme për të shtuar ndeshjen ndaj Cagliarit do të ishte jo para ditës së mërkurë, 14 maj, mes javës së 36-të (11 maj, Fiorentina luan në fushën e Venezias) dhe javës së 37-të (18 maj, Fiorentina pret Bolognën). Java e fundit (38-ta) është parashikuar për më 25 maj, përveçse në rast të një ndeshjeje finale për titullin kampion, e cila do të luhej me sistem ndeshje teke.

Presidenti Duka mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen e thellë për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, një figurë frymëzuese dhe simbol i paqes dhe solidaritetit. Ati i Shenjtë u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer shpirtërore. Federata e Futbollit i shpreh ngushëllime të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale: “Lamtumirë Papa Françesku! Një humbje e madhe për të gjithë botën! Sot humbëm Atin e Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror, i cili frymëzoi botën me mesazhet e tij për humanizëm dhe solidaritet. Në emrin tim dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë!
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI