Flash

Përplasje me armë zjarri në Itali, plagoset i riu shqiptar

Lapsi.al 21 April 2025
Përplasje me armë zjarri në Itali, plagoset i riu shqiptar

Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjes e së shtunës në Itali pas të shtënave me armë zjarri. Bëhet e ditur se të përfshirë në ngjarje janë tre persona, njëri prej tyre 25 vjeçari i plagosur me armë zjarri. Gjithashtu bëhet e ditur se i plagosuri është trajtuar në spitalin Mirano dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane autori dyshohet të jetë një 37-vjeçar shqiptar dhe me të ishte një 33-vjeçar. Arma me të cilën është plagosur shqiptari nuk është gjetur deri më tani. Të tre me banim në zonën e Venecias dhe me precedentë penalë, u konfliktuan pak para orës 20:30 të së shtunës.

Mes tyre shpërtheu një debat në parkingun e supermarketit në Orgnano, Spinea, ndërkohë që disa familje po përfundonin pazarin para se dyqani të mbyllej. Pas të shtënave policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por të dy autorët ishin zhdukur, ndërsa i plagosuri kishte mbërritur vetë në spital.

Siç raportohet sherri mes tyre kishte filluar para supermarketit dhe më pas autorët kanë pritur derisa të tjerët kanë dalë nga supermarketi dhe i kanë dhunuar me levë. Në atë moment, njëri prej tyre ka vrapuar drejt një makine, ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të 25-vjeçarit, duke e goditur në këmbë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI