Flash

Radhë e gjatë në Kapshticë, emigrantët kthehen në Greqi

Lapsi.al 21 April 2025
Radhë e gjatë në Kapshticë, emigrantët kthehen në

Radhë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës. Pas festimit të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt shtetit grek ndërsa kanë krijuar radhë në pritje për të kaluar doganën.

Aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera.

Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke.

Të indinjuar, emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë që presin të kalojnë kufirin. Sipas tyre, kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa thonë se në çdo festë ndodh e njëjta gjë.

Ata bëjnë apel shtetit të marrin masa për të rregulluar situatën pasi po presin në radhë edhe me fëmijë të vegjël.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI