Flash

Shpërdorim detyre/ Gjykata e Beratit shpall moskompetencë për kreun e AMP

Lapsi.al 21 April 2025
Shpërdorim detyre/ Gjykata e Beratit shpall moskompetencë për

Gjykata e Beratit ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë Berat në lidhje me pezullimin nga detyra për kreun e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florjan Sulejmani. Në vendimin e dhënë ditën e sotme, Gjykata ka vendosur vazhimin e masës së pezullimit nga detyra të kreut të AMP-së.

Ndërkohë që pas këtij vendimi, nga Gjykata është marrë vendimi tjetër për të shpallur moskompetencë për këtë çështje. Çështja tashmë i kalon Gjykatës së Tiranës, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje.

VENDIMI I GJYKATËS BERAT

Bazuar në nenet 228, 229, 242, 248 të Kodit të Procedurës Penale dhe neni 248 i Kodit Penal,

VENDOSI:

Vazhdimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Florian Sulejmani, i datëlindjes 20.12.1977, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe Policia Gjyqësore Berat të zbatojë këtë vendim.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi (i cili sipas nenit 248 i KPP do të depozitohet i arsyetuar brenda 48 orëve) lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e ditës së njoftimit të këtij vendimi.

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, në lidhje me çështjen penale me Nr. 179 Regj. Them, Dt.Regj.Them 17.04.2025.

Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si gjykatë kompetente tokësore për gjykimin e kësaj çështjeje.

U shpall në Berat, datë 21.04.2025!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI