Flash

Shqiptarin e plagosin me armë zjarri në Itali

Lapsi.al 21 April 2025
Shqiptarin e plagosin me armë zjarri në Itali

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjes e së shtunës në Itali pas të shtënave me armë zjarri.

Të përfshirë janë tre persona, jo katër siç mendohej fillimisht, njëri prej tyre 25 vjeçar i plagosur me armë zjarri. Ai është trajtuar në spitalin Mirano dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Personi që e qëlloi dyshohet të jetë një 37-vjeçar shqiptar dhe me të ishte një 33-vjeçar evropianolindor (po verifikohet shtetësia e tij, e cila ndodhet në një shtet të ish-Jugosllavisë).

Arma me të cilën është plagosur shqiptari nuk është gjetur deri më tani. Të tre me banim në zonën e Venecias dhe me precedentë penalë, u konfliktuan pak para orës 20:30 të së shtunës. Mes tyre shpërtheu një debat në parkingun e supermarketit në Orgnano, Spinea, ndërkohë që disa familje po përfundonin pazarin para se dyqani të mbyllej në orën 21:00. Shumë persona, të tmerruar nga të shtënat, u kthyen për t’u strehuar brenda me fëmijët e tyre, ndërsa karabinierët rrethuan zonën e jashtme të parkingut. Të dy ishin zhdukur. I plagosuri kishte mbërritur vetë në spital.

Për të arritur në këtë pikë, duhet të nisemi nga përleshja e madhe mes burrave që kishin filluar të debatonin vetëm pak larg hyrjes së supermarketit. Tonet shumë të larta dhe në atë moment dy nga shqiptarët vunë duart mbi njëri-tjetrin dhe rrahja vazhdoi për pak derisa arritën t’i ndanin dhe i larguan e dukej se do të përfundonte kështu. Për pak kohë gjërat dukeshin të qeta. Disa prej tyre hynë në supermarket por ata që mbetën jashtë shkuan ndërkohë për të marrë një levë dhe kur rivalët dolën, i rrahën me shkopinj duke i befasuar. Në atë moment, njëri prej viktimave ka vrapuar drejt një makine, ka marrë armën nga brenda dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të 25-vjeçarit, duke e goditur në këmbë. Gjuajtja nuk pati pasoja të pariparueshme vetëm sepse plumbi nuk goditi në ‘shënjestër’.

Karabinierët e stacionit Spinea rrethuan zonën ndërsa klientët dhe familjet që po largoheshin u kthyen për t’u strehuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI