Flash

Vdekja e Papës/ Asnjë ngushëllim nga Izraeli dhe bota hebreje: Ishte problematik

Lapsi.al 21 April 2025
Vdekja e Papës/ Asnjë ngushëllim nga Izraeli dhe bota hebreje:

Papa Francesku, i cili ishte i pari Papë në 2 mijë vjet të krishterimit që kremtoi një meshë në Lindjen e Mesme. Ai e bëri këtë në vitin 2019 në Abu Dhabi. Në ditën e vdekjes së tij, mori homazhe nga krerët e të gjitha vendeve myslimane të rajonit.

Edhe pse dita ka mbërritur në fund asnjë mesazh ngushëllimi nuk mbërri nga qeveria izraelite apo nga kryeministri i saj Benyamin Netanyahu.

"Ai ishte një papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit që ne i kemi ndjerë shumë, veçanërisht pas 7 tetorit, me deklaratat e tij" - tha Alexander Meloni, kryerabini i komunitetit hebre të Triestes.

Papa Francesku kishte dënuar shpesh sulmet izraelite në Gaza. Vrasjen e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm ai e kishte quajtur mizori dhe krim kundër njerëzimit. Papa ishte akuzuar shpesh nga bota hebraike për qëndrimet e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI