Flash

Vetëvrasja e 15-vjeçarit në Valare, prokuroria e Gjirokastrës jep detaje

Lapsi.al 21 April 2025
Vetëvrasja e 15-vjeçarit në Valare, prokuroria e

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 20 prill, ku një 15-vjeçar, V.P., u gjet i vetëvarur pranë banesës së tij në fshatin Valare.

Sipas njoftimit zyrtar, sapo ngjarja u raportua nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë u ngrit menjëherë një grup hetimor, ku morën pjesë prokurori i seksionit për të mitur dhe prokurori i gatshëm. Hetimet e para kanë përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor, sekuestrimin dhe analizimin e telefonit, kompjuterëve dhe materialeve shkollore të të miturit, si dhe marrjen në pyetje të personave që kishin dijeni për rrethanat.

Nga të dhënat paraprake të mbledhura deri më tani, nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se akti i rëndë i të miturit ka qenë i lidhur me ngacmime apo bullizëm nga bashkëmoshatarët.

Prokuroria ka theksuar se hetimet do të vijojnë me përparësi të lartë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe për të verifikuar mënyrën e trajtimit të rastit nga institucionet përkatëse.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI