Flash

“Ata që votojnë opozitën janë autikë”/ Rama kërkon falje në mesnatë (VIDEO)

Lapsi.al 22 April 2025
“Ata që votojnë opozitën janë autikë”/ Rama

Pas gafës së ministres së tij Edona Bilali me “gjyshin” që çohej shtrati i vdekjes për të votuar në 11 maj për kandidaten e Shkodrës, një e dytë brenda ditës, pa kërkuar ndjesë do të ishte e rëndë për socialistët. Edona “e fshiu” videon ndërsa Rama nuk mund të tërhiqte dot mbrapsht fjalët e rënda se “ata që votojnë opozitën janë autikë politikisht”.

LEXO EDHE: Spoti skandaloz i kandidates së PS: Voto mua në 11 maj dhe pastaj vdis (VIDEO)

“Paguan lekët e dynjasë për Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them? E them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, - tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, për më tepër që fjala “autik” është hequr prej kohësh nga fjalori publik duke u zëvendësuar me “me aftësi ndryshe”.

Ndaj në mbrëmje vonë, në gjysmerrësirë Rama doli në Facebook për të kërkuar falje. U përpoq “të blejë” edhe komunitetin me “me aftësi ndryshe” duke u premtuar rritje të mbështetjes ndërsa nuk i kurseu etiketimet për ata që e konsideruan skandaloze deklaratën e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Studimi/ Gratë dëgjojnë më mirë se burrat

Përshtypja se gratë shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se burrat, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova shkencore për ta vërtetuar atë. Sipas...

22:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI