Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Augusto replikon ndaj Vitinha: PSG, 1-1 ndaj Nantes e mbetet i pathyer në Ligue 1

Lapsi.al 22 April 2025
Augusto replikon ndaj Vitinha: PSG, 1-1 ndaj Nantes e mbetet i pathyer në

Ngadalëson ritmin PSG, por arrin gjithsesi të mbrojë pathyeshmërinë në Ligue 1. Skuadra e Luis Enrique barazon 1-1 ndaj Nantes në ndeshjen e prapambetur të javës së 29-të, takim që fillimisht ishte shtyrë për t’i lejuar Kampionëve të Francës të pushonin përpara sfidës së kthimit në çerekfinalet e Champions League ndaj Aston Villa. Në Stade de la Beaujoire vendosën golat e Vitinha (33’) dhe Douglas Augusto (84’): traversë e Ramos në minutën e 92'.

Protagonist i një sezoni të shkëlqyer deri më tani, PSG i Luis Enrique viziton Nantes për ndeshjen e prapambetur të javës së 29-të të Ligue 1. Kampionët e Francës zbresin në fushë për të mbrojtur pathyeshmërinë e tyre në kampionat: objektivi është që sezoni të mbyllet pa asnjë humbje. Fillimi i ndeshjes nuk dhuron shumë emocione, por PSG arrin të ndërtojë aksionin e duhur në minutën e 33-të për të zhbllokuar rezultatin: është Vitinha ai që kalon miqtë në avantazh me një goditje me të majtën që mposht portierin Carlgren. Pjesa e parë mbyllet me parizienët në epërsi minimale, avantazh që Donnarumma e mbron në minutën e 60' me një pritje të shkëlqyer ndaj tentativës së Castelletto.

Lexo më tej: Gafa skandaloze në Aston Villa–PSG: në stadium luhet himni i gabuar, lojtarët habiten

Në zonën tjetër të penalltisë, është Carlgren që i mohon dygolëshin Vitinha, ashtu si dhe ndalon tentativën e Barcola në minutën e 80'. Barazimin 1-1 e sigurojnë atëherë “kanarinat” me Douglas Augusto katër minuta më vonë, pas një aksioni të bukur nga Abline. PSG hidhet në sulm në kërkim të golit të fitores, por gjen vetëm traversën me Gonçalo Ramos në minutën e 92'. Parisienët duhet të kënaqen me një barazim, rezultat që gjithsesi i ngjit në kuotën e 78 pikëve (me +23 ndaj Marseille), por mbi të gjitha e mban të pacënuar rekordin e pathyeshmërisë në këtë Ligue 1. Nantes i Kombouarés ngjitet ndërkohë në 31 pikë, me +4 nga zona e rënies nga kategoria.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI