Flash

Elbasani përfshihet nga stuhia e fuqishme, dëme të mëdha në bujqësi dhe pemëtari

Lapsi.al 22 April 2025
Elbasani përfshihet nga stuhia e fuqishme, dëme të mëdha

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri të madhësisë së pazakontë ka goditur pasditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Qarkun e Elbasanit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës.

Sipas banorëve stuhia ka nisur papritur rreth mesditës dhe ka zgjatur për afro një orë duke lënë pas një panoramë të rëndë shkatërrimi në arat dhe fermat e shumta të zonës.

Breshëri me intensitet të lartë dhe madhësi të krahasueshme me kokrrat e lajthisë ka goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë kulturat e mbjella të pranverëssi edhe pemët frutore që ndodhen në fazën e zhvillimit më të ndjeshëm.

Fshatrat Tregan dhe Bathës janë të njohura për kultivimin e ullirit, qershisë, portokallit dhe rrushit ,kultura këto që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjet fermere të zonës.Fermerët janë shprehur të dëshpëruar nga dëmet e mëdha të shkaktuara.

Në shumë prej parcelave me pemtari dhe vreshtari, gjethet dhe frutat janë dëmtuar ose janë shkulur tërësisht nga degët, ndërsa disa rrënjë janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Breshëri ka dëmtuar gjithashtu infrastrukturën bujqësore, përfshirë sistemet e ujitjes dhe rrjetet mbrojtëse të serrave.“Na u shkatërrua gjithçka për pak minuta.

Pema e qershisë mezi po merrte veten nga të ftohtit e dimrit, tani na i rrëzoi të gjitha kokrrat në tokë,” – tha një prej banorëve të zonës, i cili prej vitesh merret me kultivimin e pemëve frutore.

Të tjerë fermerë shprehen se dëmet financiare janë të pallogaritshme për momentin, ndërkohë që kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje emergjente nga strukturat shtetërore për vlerësimin e dëmeve dhe mundësinë e kompensimit.

Stuhitë me breshër janë gjithnjë e më të shpeshta në këtë periudhë të vitit, por sipas banorëve dhe specialistëve të bujqësisë, kjo ishte një nga më të fuqishmet e viteve të fundit./balkanweb

https://youtu.be/W5P2rIk8STc?si=ltF3G-eFnNGAyexs

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI