Flash

I heshtur para kamerave, momenti kur vartësi i Belinda Ballukut del nga SPAK

Lapsi.al 22 April 2025
I heshtur para kamerave, momenti kur vartësi i Belinda Ballukut del nga

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është paraqitur sërish në SPAK, ku ka qëndruar për afro tre orë nën pyetjet e prokurorëve të posaçëm. Zyrtari i afërt me Belinda Ballukun, edhe kësaj here, zgjodhi të mos japë asnjë koment për mediat në lidhje me statusin e tij në këtë hetim apo për çështjen konkrete për të cilën u mor në pyetje.

Kjo shënon herën e tretë që Myzyri thirret nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa burime pranë hetimit bëjnë me dije se seanca e fundit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në abuzime me tenderat publikë.

Hetimet e SPAK fokusohen mbi procedurat e prokurimeve gjatë periudhës 2020-2023, me dyshimin se tenderat janë zhvilluar në mënyrë të parregullt, shpeshherë pa garë reale. Në një numër të konsiderueshëm rastesh, fituese ka rezultuar vetëm një kompani, ndërsa në të tjera, ofertuesit janë skualifikuar në mënyrë të dyshimtë.

Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka vendosur edhe sekuestrimin e disa procedurave të dyshuara, ndërkohë që Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të kryer, ka konstatuar se dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto abuzime me tenderat arrin në rreth 2 miliardë e 550 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse faktet rëndojnë gjithnjë e më shumë, Jonaid Myzyri vijon të mbajë të njëjtin qëndrim: heshtje absolute para kamerave.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI