Flash

Në Shqipëri as 10 mijë tifozë për derbin, në Turqi 45 mijë në kategorinë e katërt

Lapsi.al 22 April 2025
Në Shqipëri as 10 mijë tifozë për derbin, në Turqi
Një ndeshje e kategorisë së katërt në Turqi ka regjistruar një shifër të jashtëzakonshme të tifozëve në stadium: në Timsah Arena, stadiumi legjendar në formë krokodili, ishin të pranishëm 45 mijë tifozë për të ndjekur ndeshjen mes Bursaspor dhe Bornova 1877, ku u festua zyrtarisht titulli kampion për skuadrën vendase. Ngjarja u prit me aq shumë entuziazëm saqë një lumë njerëzish blenë bileta për ndeshjen, duke përfituar edhe nga kapaciteti i impiantit, i cili është i certifikuar për ndeshje të kategorisë së parë dhe ishte përzgjedhur nga Turqia për të pritur ndeshje të Euro 2020. Paradoksale të mendosh se në Shqipëri tifozët në stadium janë gjithnjë e më të paktë dhe madje në edhe në derbin Tirana-Partizani nuk kaluan 10 mijë prezencat, me gjysmën e stadiumit të boshatisur.

Rekordi në kategorinë e katërt në Turqi

Asnjëherë më parë nuk ishte parë një spektakël i tillë, dhe pamjet që vijnë nga Timsah Arena janë të pabesueshme. Vetë stadiumi është spektakolar, pasi ka formën e një krokodili me një kokë gjigande që natën ndriçohet, ndërsa brenda tij u regjistrua “sold out” për një ndeshje të kategorisë së katërt: Bursaspor fitoi kampionatin dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e tretë, dhe për këtë rast tifozët e mbushën stadiumin duke zënë të 45 mijë vendet e disponueshme.

Lexo më tej: Çmendet Mourinho, kap nga hunda trajnerin e Galatasaray: Buruk rrëzohet, plas sherri

Biletat u zhdukën menjëherë nga entuziastët që nuk donin ta humbnin këtë moment historik dhe që u shpërblyen me një fitore 4-1. Është një ngjarje e rrallë për kategorinë e katërt, ku zakonisht pjesëmarrja e tifozëve është shumë më e ulët, edhe në ndeshjet më të rëndësishme. Por këtë herë efekti vizual ishte i jashtëzakonshëm: të gjithë tifozët realizuan një koreografi rrethore që përfshiu çdo sektor të stadiumit, e dominuar nga një gazetë gjigande me mbishkrimin “Po vijmë”, si paralajmërim për suksese dhe ngjitje të tjera në të ardhmen. Por një gjë është e sigurt: askush në kategorinë e katërt nuk do të mund ta thyejë shifrën e 45 mijë spektatorëve, që do të mbetet përgjithmonë në librin e rekordeve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI