Flash

Qeveria italiane shpall pesë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut

Lapsi.al 22 April 2025
Qeveria italiane shpall pesë ditë zie kombëtare për vdekjen

Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut. 5 ditët e zisë u vendosën sot gjatë mbledhjes së kabinetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri të shtunën më datë 26, ditën e varrimit të Papës.

Vatikani njoftoi më herët se varrimi do të bëhet të shtunën, më 27 prill, në orën 10:00 dhe do të shënojë fillimin e nëntë ditëve zie. Ceremonia mortore do të mbahet në një ambient të hapur përballë Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ceremonia do të drejtohet nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re. Në fund të meshës, Kardinali Re do të japë lutjen e fundit me të cilën Papa i ndjerë i është përkushtuar zyrtarisht Zotit dhe menjëherë më pas trupi do të transferohet për varrim në Santa Maria Maggiore.

Sipas Sky Neës, pas përfundimit të kësaj periudhe, konklava - procesi zyrtar i zgjedhjes së Papës së re - do të fillojë në maj. Në të njëjtën kohë, Vatikani konfirmoi se trupi i Papës do të transferohet nesër në mëngjes, nga ora 09:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit për një pelegrinazh publik që do të zgjasë deri të premten.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI