Flash

Zbulohet propozimi i Putin për fundin e luftës: Tokat e pushtuara i mbeten Rusisë

Lapsi.al 22 April 2025
Zbulohet propozimi i Putin për fundin e luftës: Tokat e pushtuara i

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një propozim për ndalimin e luftës në Ukrainë përgjatë vijës aktuale të frontit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump. Lajmi u raportua nga gazeta “Financial Times" duke cituar njerëz që kishin dijeni për këtë çështje.

Sipas të njëjtave burime, Putin i ka thënë Steve Witkoff, të dërguarit special të Trump, në takimin e tyre në fillim të këtij muaji në Shën Petersburg se Rusia mund të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj zonave në 4 provincat që pjesërisht mbeten nën kontrollin e Kievit. Pjesa e pushtuar i mbetet Moskës.

Witkoff do të udhëtojë në Rusi për bisedime me Putinin këtë javë, njoftoi më herët sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt. "Shpresojmë se po ecim në drejtimin e duhur" - për çështjen e Ukrainës, tha zëdhënësja, duke vënë në dukje se Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij, si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë për përpjekjet për t'i dhënë fund luftës duke mos bërë përparim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI