Flash

Absurdi/ Rama mburret me zyrtarët e burgosur për korrupsion

Lapsi.al 23 April 2025
Absurdi/ Rama mburret me zyrtarët e burgosur për korrupsion

Në vend se të kërkojë falje se emëroi në poste publike njerëz që kanë vjedhur, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë fushatë me ta. Në takimin elektoral në Skrapar, kreu i qeverisë nuk u distancua nga korrupsioni që ka pllakosur administratën e tij, por përkundrazi, zgjodhi të mburret me të, duke e kthyer numrin e arrestimeve për aferat qeveritare në flamur të fushatës.

“Thonë për ne: ‘Çfarë do ky, e ka gjysmën e qeverisë në burg’. Po këta mendojnë se me këtë propagandë populli do harrojë kush e donte dhe kush jo reformën në drejtësi, kush e bëri dhe kush është këtu për ta përmbysur,” deklaroi Rama.

Kudo, një kryeministër me “gjysmën e qeverisë në burg” do të kërkonte falje publike, do të jepte dorëheqjen, ose të paktën do të përpiqej të mbante një profil të ulët. Por Rama vazhdon ta shesë këtë si triumf të reformës që ai pretendon ta ketë iniciuar.

“Shqipëria ka pasur Mbret, ka pasur diktator, ka pasur edhe një palo president, bufin e kënetës, që futi në burg Fatos Nanon – të burgosurin e fundit politik të Shqipërisë – por asnjëherë nuk është parë një njeri me pushtet të shkojë para një gjykatësi të pavarur,” shtoi Rama, duke harruar se shumica e “njerëzve me pushtet” që sot janë përballë gjykatës, janë pikërisht ata që ai vetë i ka ngritur në poste, i ka mbrojtur me arrogancën e pushtetit dhe u ka dhënë imunitet politik për vite me radhë.

Të këshilluara

Studimi/ Gratë dëgjojnë më mirë se burrat

Përshtypja se gratë shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se burrat, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova shkencore për ta vërtetuar atë. Sipas...

22:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI