Flash

Berisha nga Vora: “Xhabaftët dhe bandat e tjera do shpallen organizata terroriste"

Lapsi.al 23 April 2025
Berisha nga Vora: “Xhabaftët dhe bandat e tjera do shpallen

Në një takim elektoral në Vorë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ka vijuar me retorikën e ashpër kundër asaj që ai e konsideron “krimi i organizuar i vënë në shërbim të pushtetit”, duke lëshuar paralajmërime të forta ndaj grupeve lokale të njohura si “të fortët e zonës”, konkretisht ndaj familjes Xhabafti.

Me premtimin për ndëshkim, Berisha akuzoi bandat që, sipas tij, kërcënojnë qytetarët për vota nën mbrojtjen e pushtetit lokal dhe qendror, duke i cilësuar si “terroristë” dhe duke u zotuar se do t’i shpallë organizatë terroriste sapo të marrë pushtetin.

“Ndaj dhe, të gjitha këto miliarda euro të zhdukura, do bëhet e pamundura për t’ua rigjetur dhe për t’ua rikthyer shqiptarëve. Këta banditë, dhe dëgjoni ju Xhabaftët, dëgjoni Xhabaftë këtu, dëgjoni këtu. Ju kriminelë, që nga banda e Erion Veliajt, shndërroheni në bandën e atij dhe këtij; mos kërcënoni qytetarët e Vorës, se unë ju jap fjalën e nderit, se vend mbi tokë nuk do të keni për terroristë, për terroristë,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si mbështetës të drejtpërdrejtë të këtyre grupeve kriminale: “Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeri që s’ka ligj e as moral për karrigen e tij, dhe bëheni ushtarë të tij. Por ju garantoj se, te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju, do vijë dhe Edi aty”.

Berisha shtoi se shpallja si organizatë terroriste e këtyre grupeve do të jetë akti i parë i qeverisë që ai premton të drejtojë pas zgjedhjeve: “Ju garantoj se javën e parë të qeverisë do të shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, forca e shtetit do të jetë e pamëshirë ndaj jush.”

Duke përfunduar fjalën me tone edhe më të ashpra, Berisha e zgjeroi paralajmërimin përtej Vorës: “Ua them unë ju. Ju në Elbasan, Durrës, Shkodër, kudo që jeni, soji juaj do shpallet terrorist, mbajeni mend këtë.”

Deklarata vjen pas akuzave në rritje të opozitës për presion mbi votuesit dhe përdorimin e bandave lokale nga pushteti.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI