Flash

Berisha viziton Nunciaturën Apolistike: Papa Françesku ishte mik i madh i Shqipërisë

Lapsi.al 23 April 2025
Berisha viziton Nunciaturën Apolistike: Papa Françesku ishte mik i

Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ku shprehu ngushëllimet në emër të Partisë Demokratike për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Berisha vlerësoi Papën si një udhëheqës të madh të paqes dhe një mik të veçantë të Shqipërisë. Ai theksoi rolin heroik të priftërinjve shqiptarë, që ranë heronj për Krishtërimin.

Fjala e Berishës:

Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papën Françesku.

Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar. Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë.

Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëria. Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës. I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë. Së dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë.

Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe për mbarë qytetërimin perëndimor kur gjatë vizitës së tij, Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të kishës shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti mbret gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Urojmë përjetësi atit të shenjtë në jetën e tij të pasosur. Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86 lekë...

08:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI