Flash

David Harbour reagon pas aludimeve për martesën me Lily Allen

Lapsi.al 23 April 2025
David Harbour reagon pas aludimeve për martesën me Lily Allen

David Harbour më në fund ka folur për thashethemet rreth përfundimit të martesës së tij me këngëtaren britanike Lily Allen.

Aktori i "Thunderbolts", 50 vjeç, theu heshtjen në një intervistë për GQ Hype të publikuar të mërkurën. Kur u pyet për gjendjen e martesës së tij, ai tha: “Jam mbrojtës ndaj njerëzve dhe realitetit të jetës sime.”

Ai shtoi se nuk sheh ndonjë dobi në përfshirjen me thashetheme mediatike, sepse "janë të bazuara në hiperbolë histerike" dhe nuk dëshiron të nxisë “një spektakël poshtërues dhe të neveritshëm.”

Më vonë në intervistë, aktori u shpeej se po përjeton “shumë ndryshime” në jetën e tij dhe foli për mënyrën se si i përballon ato:

“Ka dy rrugë – mund të mohosh ndryshimin dhe të frikësohesh prej tij, ose mund të pranosh ndjenjën, sado e çuditshme apo e pakëndshme të jetë.”

Ai shtoi se për të, mënyra më e mirë për ta përballuar është ta kanalizojë përvojën në artin dhe punën e tij.

Nga ana tjetër, Lily Allen nuk ka folur drejtpërdrejt për ndarjen, por në janar, në podcast-in e saj Miss Me?, pranoi se ishte duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale: “Kam qenë duke u përballur me shumë vështirësi dhe gjërat dolën jashtë kontrollit,” rrëfey ajo.

Në shkurt, artistja tha se ishte në një “gjendje më të mirë” pasi kaloi disa javë në një qendër trajtimi dhe iu përkushtua meditimit dhe terapisë.

Harbour dhe Allen u martuan në vitin 2020 në Las Vegas. Ai është gjithashtu figurë prindërore për dy vajzat e Allen nga martesa e saj e mëparshme./ Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i BET 2025

Kevin Hart do të presë ndarjen e çmimeve BET 2025, duke shënuar 25 vjetorin e "natës më të madhe të kulturës". "Më pëlqen një festë! Është një shans për të r...

18:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI