Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Dinamo në finalen e Kupës me “poker”: Vllaznia rikuperon tre gola, por nuk mjafton

Lapsi.al 23 April 2025
Dinamo në finalen e Kupës me “poker”: Vllaznia rikuperon

Në një përballje spektakolare të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Dinamo siguroi një vend në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë pasi mposhti me rezultatin 4-3 skuadrën e Vllaznisë në takimin e dytë gjysmëfinal. Pas barazimit pa gola në Shkodër, kryeqytetasit shpërthyen me një paraqitje mbresëlënëse, duke kaluar fillimisht në avantazh të thellë prej 4-0.

Dinamo fatale në 45 minuta

Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela ishin protagonistët absolutë për blutë, me nga dy gola secili. Fillimisht ishte Mandela që zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asisti të Zabërgjës. Më pas, vetë Zabërgja përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Jukaj në minutën e 36-të dhe dyfishoi epërsinë. Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Nani organizoi një aksion të shpejtë nga e djathta dhe shërbeu saktë për Mandelën, që shënoi golin e tretë. Ndërkohë, në minutën e 59-të, Zabërgja konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke realizuar edhe nga pika e bardhë.

Rikthimi shkodran

Por, kur dukej se gjithçka kishte marrë fund për Vllazninë, skuadra e drejtuar nga Thomas Brdariç reagoi me krenari. Vendimtare lëvizja e teknikut me Kahrimanovic e Grudën në fushë. Pikërisht ky i fundit shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes dinamovite në minutën e 71' dhe shkurtoi diferencën. Gruda shënoi me vetëm 9 minuta në lojë, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 79', kur Balaj u koordinua në mënyrë perfekte me një harkim të Kahrimanoviç dhe gjeti rrjetën me kokë. Vetëm gjashtë minuta më pas, vetë Kahrimanoviç realizoi golin e tretë për kuqeblutë pas një veprimi të shpejtë në zonë.

Lexo më tej: Pa Balajn Vllaznia nuk shënon më: Dinamo i merr barazimin në Shkodër e pret kthimin

Pavarësisht tensionit në minutat e fundit, Dinamo arriti të mbante epërsinë dhe siguroi kualifikimin. Tashmë, skuadra e Ilir Dajës do të ketë mundësinë të luftojë për trofeun në finalen e madhe, ku do të përballet me fituesin e çiftit Partizani–Egnatia.

Tension në fund të ndeshjes

Sidoqoftë, eliminimi i Vllaznisë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Dinamos, ka sjellë tension në radhët e shkodranëve. Kur Kreshnik Barjamaj sinjalizoi fundin e sfidës, tekniku Thomas Brdariç dhe disa prej lojtarëve të Vllaznisë, me në krye Balajn, protestuar ashpër te arbitri për minutat shtesë që, sipas tyre, nuk kishin qenë mjaftueshëm në këtë ndeshje me shumë vonesa loje.

GOLAT E NDESHJES

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/6809221caf592.mp4"][/video]

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680926138b002.mp4"][/video]

[video width="692" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/68092cfd5db4d.mp4"][/video]

[video width="688" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/68092f7ce0bff.mp4"][/video]

[video width="692" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/6809323b371e0.mp4"][/video]

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/6809341914cfa.mp4"][/video]

[video width="698" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/68093587bbbcf.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI