Flash

Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autoritetet: I rëndësishëm për informacione

Lapsi.al 23 April 2025
Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autoritetet: I rëndësishëm

Autoritetet italiane kanë gjetur celularin e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra brutalisht më 26 mars në Romë nga ish-partneri i saj, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen e njohur si “zona afrikane”, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.

Gjetja e pajisjes u bë e mundur falë dëshmisë së vetë autorit të krimit, i cili ndihmohej nga avokatët Fabrizio Gallo dhe Alessandro Pillitu. Informacioni që ai dha rezultoi vendimtar për lokalizimin e celularit, i cili u sekuestrua nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese.

Prokurorët e Piazzale Clodio, që po hetojnë çështjen dhe kanë ngritur akuzat për vrasje dhe fshehje të kufomës ndaj Samsonit, kanë urdhëruar tashmë analizimin mjekoligjor të celularit.

Ekspertiza e pajisjes pritet të ndihmojë në rindërtimin e detajeve të fundit të jetës së Ilaria Sulës dhe të zbardhë më tej motivet dhe dinamikën e krimit.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Ilaria, një studente shqiptare në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u godit me thikë në banesën e të dashurit të ish-të dashurit të saj, teksa prindërit e saj ndodheshin në shtëpi.

Samson më pas fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e braktisi në një zonë të pyllëzuar pranë Polit, afër kryeqytetit italian. Në dëshminë e tij, ai pranoi krimin, duke thënë se ishte nxitur nga xhelozia.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, ndërsa pritet që të dhënat nga celulari të zbulojnë më shumë mbi kontaktet dhe lëvizjet e fundit të viktimës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI