Flash

Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet

Lapsi.al 23 April 2025
Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon

Integrated Energy BV SPV shpk, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore si rezultat i zgjerimit të kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane pasi është ezauruar kapaciteti i qelizës aktuale.

Në një dokument të paraqitur pranë autoriteteve kompania pranon se “për shkak të volumit të mbetjeve të depozituara në landfillin e mbetjeve urbane (pas procesit te selektimit dhe presimit të tyre), ky landfill është drejt përfundimit të fazës së operimit dhe do të nisë faza e kapsulimit të kësaj qelize”.

Kompania sqaron se në mënyrë që të vijohet me menaxhimin e mbetjeve urbane të qarkut Tiranë dhe qarkut Durrës, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k. propozon që depozitimi i mbetjeve urbane të vijojë në qelizën shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane të pajisur me Leje Mjedisi te tipit A, pra për zgjerimin e kapacitetit të landfillit ekzistues të mbetjeve urbane.

“Sipërfaqja e landfillit ekzistues të mbetjeve urbane: 17913 m2. Sipërfaqja e qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 35415.1 m2. Siperfaqja totale (qeliza ekzistuese + qeliza shtese) që do të përfshihet tek leja e mjedisit e rishikuar: 53328.1 m2. Kapaciteti i qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 28.728 ton mbetje/ ditë” thuhet në dokument.

Aktualisht kompania që ka nën administrim kontratën e koncesionit për Inceneratorin e Tiranës është nën sekuestro dhe prej kohësh tashmë administrohet nga një administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Ky vendim erdhi pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kontratën 128 milionë euro ku për disa vite u zhvilluan hetime që rezultuan në dhjetor 2023 me lëshimin e 15 masave të sigurisë për persona të ndryshëm të përfshirë në aferën e Inceneratorit.

Pjesë e hetimit ishte dhënia e bonusit për kompaninë që fitoi të drejtën koncesionare dhe paqartësia e kostove, përfshirja e ryshfetit si dhe të dhëna fiktive lidhur me studimin e fizibilitetit për këtë projekt. SPAK kërkoi për ish-ministrin Lefter Koka 4 vite burg dhe po kaq edhe për katër anëtarë të tjerë të komisionit. Ndërkohë që për tre persona të tjerë kërkoi dënimin me 2 vjet./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86 lekë...

08:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI