Flash

Penn Badgley flet për lidhjen me Blake Lively: Ishte e vështirë

Lapsi.al 23 April 2025
Penn Badgley flet për lidhjen me Blake Lively: Ishte e vështirë

Penn Badgley pranoi se lidhja e tij me Blake Lively ishte një “sfidë” gjatë kohës që po xhironin serialin “Gossip Girl”.

Gjatë paraqitjes së tij në podcastin “Call Her Daddy” të Alex Cooper, aktori i “You” — i cili luajti Dan Humphrey në gjashtë sezonet e dramës  — foli për vështirësinë e ndarjes së lidhjes në jetën reale me atë që ndodhte në ekran mes tij dhe personazhit të Lively, Serena van der Woodsen.

“Ka shumë dallime mes filmit dhe televizionit. Njëra prej tyre është se kur bën një film, e bën një herë. Jep gjithçka dhe më pas lëviz përpara — pavarësisht se je gati apo jo,” tha Badgley, 38 vjeç, për Cooper, 30 vjeç.

Ai shpjegoi se në një serial televiziv, “je gjithmonë duke e bërë atë.” Për shkak të suksesit të madh që pati seriali në CW Network, fansat filluan ta identifikonin  me personazhin që luante.

“Nis të ndodhë që kur je në të njëjtin rol për një kohë të gjatë — me famën si pjesë të madhe të kësaj — nuk ka ndarje të mjaftueshme, mendoj, për askënd,” tha ai. “Njerëzit të shohin si ai personazh, të thërrasin me emrin e tij në rrugë. Duhet të jesh ai personazh edhe në punë.”

Badgley tha gjithashtu se nuk kishte “pjekurinë emocionale për të kuptuar si të diferencoja veten” nga roli i Dan në aspektin e vlerësimit të vetes. “Ajo që njerëzit mendonin për Dan, dukej sikur ishte ajo që mendonin për mua,” shtoi aktori.

Blake, dhe Pen patën një lidhje që nisi në vitin 2007 dhe përfundoi në 2010. Pavarësisht ndarjes, ata ruajtën marrëdhënie profesionale deri në fund të serialit në 2012.

Në vitin 2012, Lively u martua me Ryan Reynolds, me të cilin ka katër fëmijë. Ndërkohë, Badgley u martua me Domino Kirke në 2017 dhe kanë një djalë, ndërsa tani janë në pritje të binjakëve.

 

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i BET 2025

Kevin Hart do të presë ndarjen e çmimeve BET 2025, duke shënuar 25 vjetorin e "natës më të madhe të kulturës". "Më pëlqen një festë! Është një shans për të r...

18:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI