Flash

Tentoi të shiste armën e zjarrit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 23 April 2025
Tentoi të shiste armën e zjarrit, arrestohet 23-vjeçari në

Policia ka vendosur në pranga një 23-vjeçar pasi u kap duke udhëtuar me pistoletë me vete, që dyshohet se do ta shiste. I riu me iniciale A. D., banues në Tiranë, u arrestua në rrugën “Demir Progni” në zonën e Don Boskos. Nga kontrollet e kryera pistoleta me municion luftarak u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86 lekë...

08:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI