Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook i Lalit?

Lapsi.al 23 April 2025
Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook i Lalit?

Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi ta lërë në burg Erion Veliajt duhet sikur ia kanë hedhur çelësat në det. Ndryshe nga ç'priste në katër ditët e sulmit final që u zbardhën përmes përgjimeve të SPAK, ai nuk ia doli dot të lirohej nga burgu as në shkallë të dytë.

Dokumenti/ Si u përdor Nesti Angoni për të lënë në burg Erion Veliajn

Mediat e Ramës që shkruanin përditë pro tij dhe kundër prokurorëve, nuk veprojnë më me dendurinë e mëparshme për të prodhuar lajme të komanduara nga qelitë e Durrësit. Edi Rama, në një provë force, i zhduku njerëzit e tij nga drejtimi i bashkisë për të instaluar aty besnikët e vet duke e marrë përfundimisht në duar kontrollin e institucionit. Ish deputetët pro Lali në parlamentin e shkuar duket se nuk kanë më gjasa të jenë fitues në listën e PS-së në Tiranë. Dhe e fundit, në një dalje publike, as ish miku i tij më i afërt dhe bashkëthemeluesi i Mjaft, Arbër Mazniku nuk guxoi të thotë asnjë fjalë kundër asaj që Veliaj e ka konsideruar si një burgosje të padrejtë nga SPAK.

Rasti Veliaj/ As Mazniku nuk guxon ti dalë në mbrojtje mikut të tij

Me një fjalë, për ish kryebashkiakun e kudogjendur të Tiranës duket sikur ditët e lavdisë kanë përfunduar. E vetmja armë që ka për të mbajtur me pahir atë që ka mbetur nga fama e tij e dikurshme është faqja e vet e Facebook, e cila menaxhohet nga i vëllai, Arbëri dhe nga disa besnikë të fundit që i kanë ngelur në bashki. Përmes saj lexohet dëshpërimi për të tashmen dhe mundimi për të mbajtur gjallë "të shkuarën e ndritur".

Komplot apo zhgënjim/ Çfarë tregojnë përgjimet e Veliajt në burg?

Lapsi.al ka shqyrtuar, një për një, postimet e bëra gjatë dyzet ditëve të fundit që kur u mor vendimi se do të mbetej në burg. Menjëherë pas marrjes së vendimit të gjykatës në faqen e tij është bërë një postim i shoqëruar me foto se si festohej dita e verës në Tiranë atëherë kur kryebashkiaku ishte i lirë. Pak ditë më pas ka ilustrime të këndeve të lojrave që janë ngritur në Tiranë gjatë dekadës së sundimit të Veliajt. Kur kombëtarja e futbollit nisi eleminatoret për botërorin, me ndeshjen në Londër, aty u postuan pamje të festës së Veliajt me tifozët në sheshin Skënderbej për Evropianin. Më pas gjen postime, të gjitha të lidhura me foto dhe ngjarje të së shkuarës, që ilustrojnë ngritje çerdhesh e kopshesh, ristrukturim të gjimnazit Sami Frashëri, rivitalizim biblotekash lagjesh dhe për risinë e korsive të biçikletave.

Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa

Një aspekt tjetër është edhe përpjekja për tu shfaqur ende si kryebashkiak ndonëse në izolim. Kështu çdo ngjarje apo ditë përkujtimore, nga vdekja e Papa Françeskut, dita e bektashijve apo rizgjedhja e pasardhësit të Janullatosit është shfrytëzuar për të ripublikuar video dhe foto të vjetra të Veliajt me këta personalitete fetare.

Në fund të postimeve, si ato për mbjelljen e pemës së 1 miliontë, një manipulim nga i cili ish kryebashkiaku nuk heq dorë as aty ku ndodhet, gjenden togfjalësha për "punën e madhe që është bërë në Tiranë", "ndryshimin e faqes së kryeqytetit", "transformimin" e tij, "vizionit për të ardhmen", "pasionin" dhe "punën e palodhur".

Propaganda/ Lufta me foto për imazhin e të burgosurit Veliaj

Vetëm pasi ke skanuar këtë strategji komunikimi e kupton se i harruar në burg, Veliaj ka dy objektiva. Një të shfaqet ende si kryebashkiak në detyrë, tani kur është i ndërgjegjshëm se Rama e ka zhveshur nga çdo fuqi reale brenda institucionit që drejtoi për një dekadë. Dhe e dyta që pas njollës së madhe që ka marrë, me daljen e vilave të fshehura, përfituesve të tenderave të bashkisë të shndërruar në financues të shoqatave të së shoqes, pas mbi 800 mijë eurove të shpenzuar vetëm për bizhu, fustane dhe të brendshëme nga Ajola Xoxa, ai do të japë mesazhin se në Tiranë jo vetëm është vjedhur, por janë bërë edhe punë.

Brekët dhe sutjenat 800 mijë euroshe të Ajolës/ Veliaj jep spjegime nga burgu

Në këtë kuptim faqja e Facebook të Veliajt duhet lexuar si tentativë e dikujt që, pasi e ka kuptuar se e kanë vrarë si politikan, po reket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga nderi njerëzor.

©Lapsi.al  

 

 

Të këshilluara

Trashëgimia komplekse e Papa Françeskut

Vetëm disa javë para se të vdiste, Papa Françesku po bënte atë që bën më mirë: po zemëronte konservatorët. Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme në mes të shku...

13:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI