Flash

Bellingham luan me një “armaturë” rreth shpatullës: çfarë rrezikon nëse nuk operohet

Lapsi.al 24 April 2025
Bellingham luan me një “armaturë” rreth shpatullës:
Jude Bellingham shqetëson tifozët e Real Madrid. Los Merengues kanë shlyer pjesërisht dy humbjet në çerekfinale ndaj Arsenal që i kushtuan eliminimin skuadrës së Ancelotti nga Champions League. Në La Liga, ndaj Getafes, mbrëmjen e djeshme, erdhi fitorja 1-0 falë një goli të shkëlqyer të Arda Guler. Një gol që i lejoi Realit të mbetet në ndjekje të Barcelonës, që kryeson me +4 ndaj katalanasve. Tre pikët i kanë ngritur moralin popullit të Blancos, por tani ky i fundit shqetësohet për gjendjen e yllit të tij, pikërisht Bellingham, i cili fillimisht mbeti në stol.

Bellingham me fashë në shpatull

Ancelotti në fakt e kishte lënë ish-lojtarin e Borussia Dortmund jashtë formacionit titullar për ta futur më pas gjatë lojës. Në minutën e 64', trajneri i Realit e fut në fushë anglezin në vend të Endrick, i cili megjithatë, përpara se të linte fushën, u desh të priste që Bellingham të përgatitej. Në një video të shfaqur në rrjetet sociale shihet mesfushori duke iu nënshtruar një fashimi shumë të fortë të shpatullës. Një punonjës i stafit mjekësor harxhon më shumë se një minutë për të vendosur mbështetësen në shpatullën e tij që tashmë duket vërtet në kufijtë e durimit. Një fashë elastike e dukshme, e zezë, vendoset mbi shpatullën e tij për të krijuar balancën e duhur dhe për t’i mundësuar Bellingham-it një ekuilibër optimal në fushë. Lojtari prej kohësh vuan nga një problem në shpatull që shpesh nuk e lejon të luajë ashtu si do të donte. Një problem që daton që nga tre vitet e para në Gjermani me Borussia Dortmund. Shpesh zbriste në fushë me mbajtëse për shpatullat. Bellingham më pas e ka luksuar shpatullën e majtë gjatë një ndeshjeje me Realin kundër Rayo Vallecanos në nëntor 2023.

Gjendja e shpatullës së Bellingham pas ndeshjes me Rayo Vallecanon

Për shkak të atij dëmtimi ka qenë i detyruar të mungojë në disa ndeshje, madje edhe me kombëtaren. Shumëkush mendonte se duhej të operohej urgjentisht, por lojtari zgjodhi një terapi konservative. Ai vazhdon të luajë me një mbështetëse që tani duket se nuk mjafton më për t’i lejuar të luajë në kushte të përsosura. “Çdo gjë është në rregull. E mbaj ende mbajtësen, që është paksa e bezdisshme, por ndjesia e përgjithshme është mjaft e mirë”, kishte thënë lojtari, ndërsa tifozët pyesin pse ende nuk është operuar. Diçka që mund të ndodhë së shpejti, madje edhe përpara Kupës së Botës për Klube, por rreziqet janë sigurisht të një rikuperimi shumë të gjatë. Nëse nuk operohet menjëherë, situata mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI