Flash

Berisha: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Lapsi.al 24 April 2025
Berisha: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Sarandës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se nga viti 2013 deri më sot, çmimet e ushqimeve janë dyfishuar dhe theksoi se shqiptarët janë qytetarët më të vjedhur të Europës. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se sarandiotët po përjetojnë tiraninë e mjerimit dhe se pensionet e tyre janë qesharake.

"Saranda sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension më qesharakun, më të pamerituarin. Miq, nuk duhet të harrojmë një gjë. Ne që jetuan diktaturën staliniste të Enver Hoxhës, ishte diktaturë e luftës së klasave dhe po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit.

Sot, punëtori i ndërtimit, punëtori i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension, i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm, i cili e detyroi atë t’u thotë fëmijëve, nipërve e mbesave, shkoni se kaq ka. Këtu nuk ka më për ju.

Nga 2013 gjer më sot janë dyfishuar çmimet e ushqimeve. Ekonomistët kanë faktuar se nëse pensioni duhej të ndiqte rritjen e çmimeve, t’u printe, duhej të ishte 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo? Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën si asnjë qytetar tjetër në Europë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI