Flash

Inzaghi i tërbuar me arbitrin e katërt: “Mos jep shtesë! Mos tall byt*ën!”

Lapsi.al 24 April 2025
Inzaghi i tërbuar me arbitrin e katërt: “Mos jep shtesë!
Simone Inzaghi ishte i papërmbajtshëm në pankinë në fundin e ndeshjes Inter-Milan. Trajneri zikaltër, i frustruar nga humbja e rëndë e skuadrës së tij që i kushtoi mungesën në finalen e Kupës së Italisë, shpërtheu ndaj arbitrit të katërt. Një reagim i regjistruar nga kamerat, ku tekniku kërkon me tone të larta dhe me një gjuhë të ashpër që gjyqtarët të mos jepnin minuta shtesë.

Simone Inzaghi nuk dëshiron shtesë

Me një reagim të shpejtë dhe me gishtin e drejtuar, Inzaghi iu afrua arbitrit Aureliano me një frazë të lexueshme qartë nga buzët: “Nuk dua shtesë! Mos tallni byt*ën! Nuk e dua!”. Përballë përpjekjeve të arbitrit të katërt për të qetësuar situatën, trajneri i Inter e përsëriti me zë të lartë: “Nuk e dua!”. Me rezultatin 3-0 tashmë të pakthyeshëm dhe me brohoritjet “ole” të tifozëve kuqezi që nënvizonin debaklin, Inzaghi donte vetëm të futej shpejt në dhomat e zhveshjes.

Arbitri Doveri nuk jep shtesë, çfarë thotë rregullorja

Dhe në fakt, arbitri Doveri nuk akordoi asnjë minutë shtesë, duke fishkëllyer përfundimin e ndeshjes pak pas minutës së 90'. Një vendim që i pëlqeu teknikut Inzaghi, i cili hyri menjëherë në fushë për të përshëndetur fillimisht arbitrat dhe më pas pjesëtarët e tjerë të ndeshjes, pasi i kishte kërkuar lojtarëve të tij të përshëndesnin gjithsesi tribunën. Por çfarë thotë rregullorja në raste të tilla? A është i detyrueshëm shtesa në një ndeshje futbolli? Lidhur me “kohëzgjatjen e ndeshjes”, në pikën 3 lexohet:

Çdo pjesë loje duhet të zgjatet nga arbitri për të rikuperuar gjithë kohën e humbur për:

zëvendësimet verifikimin dhe/ose largimin nga fusha të lojtarëve të dëmtuar ndërprerjet për vonesa të qëllimshme masat disiplinore ndërprerjet për arsye mjekësore të lejuara nga rregullorja e kompeticionit, si për shembull pushimet për hidratim (jo më shumë se një minutë) apo pushimet për freskim (“cooling break” nga nëntëdhjetë sekonda deri në tre minuta) kontrollet dhe rishikimet e VAR-it festimet pas golave çdo shkak tjetër, përfshirë çdo vonesë të konsiderueshme në rifillimin e lojës (p.sh. për shkak të një objekti të huaj në fushë) Theksohet se në asnjë kompeticion zyrtar të organizuar nga FIGC nuk është e mundur që skuadrat të bien dakord për një kohëzgjatje të ndryshme të dy pjesëve të lojës, pasi kjo nuk është e parashikuar nga rregulloret përkatëse.

Rregulli 7 | 69

Arbitri i katërt tregon shtesën minimale të vendosur nga kryesori në fund të minutës së fundit të çdo pjese loje. Shtesa mund të rritet nga arbitri, por nuk mund të reduktohet. Ai nuk duhet të kompensojë një gabim kohor të bërë në pjesën e parë, duke shtuar ose shkurtuar kohën në pjesën e dytë. Ekziston gjithashtu një lloj “rregulli i pashkruar”, joformal natyrisht, i lidhur me njëfarë sensi të përbashkët, që e shtyn arbirin të mos japë shtesë nëse rezultati është tashmë i vendosur, ndoshta pas një konsultimi me trajnerët. Nuk dihet nëse në rastin e Inter-Milan, Aureliano e pyeti portugezin e Milan Conceiçao nëse ishte në rregull kështu, pasi Inzaghi ishte treguar i qartë. Duke marrë parasysh kontrollin e VAR-it për golin e dytë të Jovic, zëvendësimet dhe kartonin e verdhë, kushtet për të dhënë shtesë ekzistonin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI