Flash

Melinda Gates: Miqësia e Bill me Epstein ndikoi në martesën tonë

Lapsi.al 24 April 2025
Melinda Gates: Miqësia e Bill me Epstein ndikoi në martesën

Melinda Gates e kuptoi se martesa e saj me Bill Gates ishte në rrezik që në vitin 2019, pas zbulimeve lidhur me marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein, pedofilin e dënuar që vdiq në burg në vitin 2019.

Në librin e saj autobiografik të sapobotuar, The Next Day, Melinda, 60 vjeçe, rrëfen për herë të parë periudhën e errët që kaloi, duke përshkruar makthet e shpeshta dhe ndjesinë e fortë se martesës së saj po i vinte fundi.

“Atë tetor, gjithçka kulmoi kur The New York Times publikoi një artikull tronditës, i cili ngriti pyetje serioze për sjelljen e Bill-it – pyetje që sugjeronin se ai kishte tradhtuar jo vetëm martesën tonë, por edhe vlerat e mia,” shkruan ajo.

Sipas The New York Times, Bill Gates, 69 vjeç, ishte takuar me Epstein disa herë, përfshirë një vizitë që raportohet të ketë zgjatur për orë të tëra. Në një email të vitit 2011, Bill i shkruante kolegëve: “Stili i tij i jetës është shumë ndryshe dhe disi intrigues, megjithëse nuk do të funksiononte për mua.”

Më herët këtë vit, në një intervistë për The Wall Street Journal, Gates pranoi gabimin për përfshirjen me Epstein: “Me retrospektivë, ishte budallallëk të kaloja kohë me të. Ishte një gabim i madh. Mendoja se mund të ndihmonte me filantropinë globale për shëndetin, por në fakt ndodhi e kundërta.”

Gjithashtu sipas WSJ, Epstein kishte dijeni për një lidhje jashtëmartesore të Gates me lojtaren ruse, Mila Antonova, dhe përpiqej ta shfrytëzonte këtë për ta shtyrë të përfshihej në një fond bamirësie miliarda dollarësh në bashkëpunim me JPMorgan Chase.

Melinda kishte folur edhe më parë për shqetësimet e saj rreth kësaj lidhjeje, në një intervistë të vitit 2022: “Nuk më pëlqente që ai kishte takime me Jeffrey Epstein. Ia bëra shumë të qartë këtë.” Ajo shtoi se e kishte takuar Epstein vetëm një herë: “Doja të shihja kush ishte. U pendova sapo hyra në derë. Ishte i neveritshëm. Ishte mishërimi i së keqes. Zemra më thyhet për ato gra.”

Në librin The Next Day, Melinda shkruan gjithashtu se ndarja ishte një nga vendimet më të vështira të jetës së saj: “Të largohesha nga martesa ime ishte një nga gjërat më të vështira dhe më të rëndësishme që kam bërë ndonjëherë.”

Çifti, që u divorcua në vitin 2021 pas 27 vitesh martesë, kanë tre fëmijë të rritur – Jennifer (28), Rory (25) dhe Phoebe (22).

Melinda aktualisht është në një lidhje me sipërmarrësin Philip Vaughn, ndërsa Bill me Paula Hurd.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI