Flash

Paketën e “Paqes Fiskale”/ Çfarë parashikon marrëveshja e Ramës me bizneset

Lapsi.al 24 April 2025
Paketën e “Paqes Fiskale”/ Çfarë parashikon

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim me përfaqësues të biznesit në qytetin e Elbasanit, ku prezantoi iniciativën e re të qeverisë, të quajtur “Paqja Fiskale”. Sipas shefit të qeverisë, kjo paketë synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura.

“Qëllimi nuk është rritja e të ardhurave përmes presionit mbi sipërmarrjen, por ndërtimi i një marrëdhënieje të re, të bazuar te mirëkuptimi dhe dialogu,” u shpreh Rama, duke theksuar se niveli i tatim-fitimit për bizneset mbetet në kuotën 15%, pa ndryshime të parashikuara.

Sipas Kryeministrit, administrata tatimore ka ende boshllëqe dhe probleme të trashëguara që kërkojnë një qasje të re, duke lënë pas mënyrat tradicionale të kontrollit dhe penalizimit.

Në vijim, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, bëri publike tre shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet “Paqja Fiskale”:

Tatimi i dakordësuar: Bizneset do të mund të lidhen me administratën tatimore për një periudhë trevjeçare, në bazë të së cilës do të përllogaritet një normë fikse tatimi mbi fitimin, në masën 15%. Fitimi shtesë mbi këtë nivel do të tatohet me 5%, ndërsa subjektet pjesëmarrëse do të përjashtohen nga kontrollet tatimore gjatë kësaj kohe.

Rishikimi i bilanceve: Sipërmarrjet do të kenë të drejtën të rishikojnë pasqyrat financiare për pesë vitet e fundit. Për çdo diferencë të deklaruar, do të aplikohet një normë tatimore e reduktuar prej 5%, duke garantuar kështu mbylljen e detyrimeve të mëparshme pa penalitete të mëdha.

Lehtësime për detyrimet e prapambetura: Paketa parashikon fshirjen e plotë të borxheve dhe kamatëvonesave për detyrime më të vjetra se 10 vjet. Për borxhet 5-10 vjeç, nëse shuma paguhet menjëherë, falet 50% e detyrimit; për pagesa me këste deri në 12 muaj, falen 25%. Bizneset me detyrime të 5 viteve të fundit do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatëvonesave, nëse shlyejnë shumën bazë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se kjo paketë është ndërtuar duke pasur parasysh sfidat që ka përballuar sipërmarrja në vitet e fundit, përfshirë krizën pandemike, tërmetin dhe rritjen e çmimeve globale.

“Synimi është të mbyllet një kapitull i vështirë për biznesin dhe të hapet një faqe e re bashkëpunimi, ku transparenca, korrektësia dhe besimi të jenë bazat e marrëdhënies mes shtetit dhe sipërmarrjes,” tha ajo.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI