Flash

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”/ Lubonja: Rama e ka më kollaj kur sulmon Berishën

Lapsi.al 24 April 2025
“Plehra, kazanë dhe kënetë…”/ Lubonja: Rama e

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Open” në News24, me temë “Ashpërsohet gjuha e fushatës”, u shpreh se Rama e ka në kulturë injorimin dhe e ka të lehtë kur sulmon Berishën.

“Problemi është përmbajtja e kësaj gjuhe. Është histori e tërë historisë sonë politike, denigrimi dhe sharja. Gjatë 30 viteve, kush ka qenë në pushtet, ka injoruar opozitën. Nuk ka pasur dialog. Edhe Berisha kur ka qenë në pushtet këtë gjuhë ka përdorur.

Tani problemi është Rama sepse është në pushtet. Ju thotë të PS ju nuk mund të merrni pjesë në debate, injoroni ata se janë kënetë. Kjo është mungesë dialogu dhe e gabuar, sepse nuk përcjell asgjë te publiku.

Edhe me ne gazetarët, Rama s’ka thënë kurrë që ke të drejtë. Ka bllokuar demokracinë. Rama ka frikë nga debati se s’ka njerëz. Pastaj është kultura e injorimit, thotë janë plehra, kazanë dhe kënetë. Dështimi është se nuk ka dëgjuar asnjë kritikë dhe pastaj përdor gjuhën e denigrimit. Është më kollaj të sulmosh Berishën, sepse ka më shumë shans në këtë lloj lufte” – tha ndër të tjera Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI