Flash

Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë

Lapsi.al 24 April 2025
Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me komentuesit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale. Rama e ka nisur fjalën e tij lidhur me gjuhën që vetë ai ka përdorur në daljet dhe takimet e tij elektorale. Lidhur me përdorimin e fjalës "autik", Rama tha se ishte një gabim krejt padashje, ndërsa shtoi se autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Ai u shpreh se pasi kuptoi se ka lënduar prindër të fëmijëve autik kërkova ndjesë.

"Jemi në kushtet kur ka një dëshpërim të madh në anën tjetër. Dhe kjo reflektohet në pasqyrat e kënetave mediatike. Nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë, PS dhe madje dhe për vetë popullin. Sipas tyre populli është i sëmurë se shikon që Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Patjetër ka ende shumë për të bërë dhe prandaj kërkojmë mandatin e katërt.

Flitet për gjuhën timë. Që paskam thënë e bërë gjëra që askush nuk i bën. Akoma nuk e kuptoj se në gjërat që kam thënë kush ishte gabim. Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë. Ishte gabim krejt padashje. Autizmi politik është term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Por mirëpo prej disa kohësh konsidërohet i papërshtatshëm. Por më doli krejt padashje. I gjendur në kushtet që ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autik kërkova ndjesë.", tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI