Flash

Rama në Belsh, thotë se po zbaton profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Lapsi.al 24 April 2025
Rama në Belsh, thotë se po zbaton profecinë e

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Belsh është shprehur se arsye pse Shqipëria duhet të jetë në BE ka shumë, por theksoi se kjo është profeci e Skënderbeut dhe amanet i rilindasve.

“Futja në BE për Shqipërinë është profeci e Skënderbeut, amanet i rilindasve dhe është detyrim që ne i kemi të gjithëve atyre që vijnë pas”, tha ai.

Më tej Rama u kujtoj të rinjve të pranishëm se vota e tyre ka rëndësi të madhe, pasi tashmë është detyrim ndaj të gjithë atyre që nuk votojnë dot, e që nuk kanë mbushur moshën.

"Nëse do më thoni që na jep edhe një arsye pse duhet të hyjmë në BE, mund t’ju jap arsye deri sa të errësohet. Po të më thoni na jep një arsye që të mos hyjmë në BE, sinqerisht nuk di asnjë.

Për Shqipërinë nuk di asnjë. Futja në BE për Shqipërinë është profeci e Skënderbeut, amanet i rilindasve dhe është detyrim që ne i kemi të gjithëve atyre që vijnë pas. Juve pa mbushur moshën, ja është një e vogël aty që nuk voton dot, ju ja keni detyrim asaj dhe të gjithë atyre që nuk votojnë dot.

Se pa mbush moshën ju ishit përfitues neto dhe të demokracisë, tani nuk jeni përfitues neto, jeni edhe kontribuues që do të thotë, vota juaj është për ju, prindërit tuaj, për Shqipërinë, familjen dhe për ata të vegjlit." - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI