Flash

Rama nga Gramshi: Barazia para ligjit është e shenjtë për BE, prandaj duam të hyjmë

Lapsi.al 24 April 2025
Rama nga Gramshi: Barazia para ligjit është e shenjtë për

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral me qytetarët e Gramshit, të cilëve u ka premtuar mbështetje nëse duan të investojnë në zonat e tyre. Edhe njëherë tjetër Rama vuri theksin në hyrjen në BE.

“Barazia para ligjit është e shenjtë për BE-në, prandaj duam të hyjmë”, Edi Rama nga Gramshi: Emigrantët do të marrin pension ashtu si evropianët.

Para 12 vitesh gjysma e popullit vidhte pjesën tjetër, mjaftojnë t’u përmendim energjinë. Njerëz me borxhe. Barazia para ligjit nuk i lihet Qeverisë. Asnjë shqiptar nuk duhet të kthejë kokën mbrapa. Barazia para ligjit është e shenjtë për BE-në, prandaj hymë atje dhe ju jeni të qetë, sepse është garanci.

Një nga çështjet e rëndësishme janë pensionet, jo vetëm për ne që jemi këtu, por edhe me emigrantët. Por me hyrjen në BE edhe ata do të jenë të qetë, sepse je njësoj si qytetarët evropianë.

Çyrykë janë ata që zgjedhin kënetën dhe jo BE-në” – theksoi Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI