Flash

"U mor peng një person"/ Reagon policia e Tiranës: Ishte i dehur

Lapsi.al 24 April 2025
"U mor peng një person"/ Reagon policia e Tiranës: Ishte i

Mbrëmjen e kësaj të enjteje u raportua një pengmarrje në zonën e Ish-sheshit Shqiponja, por policia ka sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje dhe bëhet fjalë për një çështje familjare, pasi njëri ka qenë në gjendje të dehur dhe kanë dashur vetëm të çojnë në shtëpi.

"Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr.3, katër persona, të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës. Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes.

Pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet. Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht, të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen" - thuhet në njoftimin e ngjarjes. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI