Flash

Aksident në aksin Gjirokastër - Tepelenë, makina përplas këmbësoren

Lapsi.al 25 April 2025
Aksident në aksin Gjirokastër - Tepelenë, makina përplas

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit".

Shtetasi gjerman, M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka përplasur këmbësoren Z.I., 38 vjeçe, banore e fshatit Humelicë. Si pasojë e përplasjes, shtetasja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit", shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:22

Parashikimi i motit për këtë të premte

Dita e premte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë. Era do të fryjë me drejt...

07:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI