Flash

Berisha me studentët e Mjekësisë, “Shëndetësia u kthye në vitet ’60”

Lapsi.al 25 April 2025
Berisha me studentët e Mjekësisë, “Shëndetësia u

Në një takim me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një panoramë të zymtë të gjendjes së shëndetësisë në Shqipëri, duke e krahasuar atë me nivelin e viteve ’60. Ai ka theksuar se numri i mjekëve për banorë është ulur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke akuzuar qeverinë për dështim total në këtë sektor jetik.

“Në memorien time, shëndetësia sot ka një degradim në Shqipëri që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60,” deklaroi Berisha përpara studentëve, duke shtuar se: “Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë. Këtu jemi ne.”

Duke përmendur situatën e spitaleve rajonale, Berisha solli si shembull spitalin e Kukësit, të ndërtuar me 3 milionë euro, por sipas tij pa mjekë të mjaftueshëm për të ofruar shërbime bazë. “Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese, sigurisht,” tha ai, duke e cilësuar këtë si një nga shembujt më dramatikë të mungesës së specialistëve në spitale.

Berisha theksoi se emigrimi masiv i mjekëve ka përkeqësuar më tej situatën, duke e quajtur eksodin e tyre si një nga goditjet më të rënda që ka marrë shëndetësia shqiptare në katër vitet e fundit.

Në fjalën e tij, lideri demokrat u ndal edhe te pasojat sociale të krizës ekonomike dhe varfërisë, duke cituar një studim të UNICEF sipas të cilit “21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se dy vakte fëmijët e tyre.” Ai e quajti këtë një shfaqje të “urisë kronike”, një gjendje që, siç tha, “njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta.”

Berisha solli në vëmendje edhe gjendjen e pensionistëve, duke nënvizuar se 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj, ndërkohë që janë shtresa më e prekur nga rritja e çmimeve dhe kanë nevojë të vazhdueshme për medikamente. “Në rast se qeveria do të respektonte dhe do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë,” u shpreh Berisha.

Ai vuri theksin edhe te rritja e kostos së jetesës, duke përmendur çmimet e qirave dhe ushqimeve bazë që, sipas tij, janë dyfishuar apo trefishuar krahasuar me një dekadë më parë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI