Flash

Berisha për Manastirliun: “Një arkëtare e Bashkisë që ndan paratë me Ramën"

Lapsi.al 25 April 2025
Berisha për Manastirliun: “Një arkëtare e Bashkisë

Në takimin me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar ashpër qeverinë dhe sidomos ish-ministren e Shëndetësisë, aktualisht ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e quajtur një “arkëtare” që, sipas tij, ka qenë e angazhuar më shumë në ndarjen e parave me Edi Ramën sesa në drejtimin e institucioneve.

“Ky mori një arkëtare të Bashkisë, me të cilën ndante paratë në Bashki, të cilën e vuri ministre dhe tani e ka ministre arsimi, e cila të vetmen gjë që di, është të ndaje paratë me Edi Ramën,” deklaroi Berisha, duke e konsideruar Manastirliun si simbol të korrupsionit të qeverisë aktuale, që ka mbajtur një post të rëndësishëm s ai i ministres së shëndetësisë.

Në fjalën e mbajtur përballë të rinjve dhe studentëve, Berisha vijoi duke përshkruar një panoramë të errët të sistemit shëndetësor shqiptar, duke e cilësuar situatën në spitale si “çnjerëzore” dhe “në terrenin e krimeve kundër njerëzimit”. Ai kujtoi premtimin e hershëm të mazhorancës për shëndetësi falas, duke denoncuar se, sipas të dhënave të vetë INSTAT, shqiptarët paguajnë çdo vit 820 milionë euro nga xhepi për shërbime shëndetësore. “Që të gjitha bazë korrupsionin,” shtoi ai.

Berisha solli në vëmendje skandalin e koncesionit të analizave, që sipas tij ka lënë për dhjetë ditë spitalet pa mundësinë për të kryer analizat bazë, duke detyruar pacientët t’i drejtohen privatëve me pagesa nga xhepi.

“Dhjetë ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza sepse koncesioni i analizave, që është fund e krye kriminal dhe korruptiv, u thotë spitaleve: kanë mbaruar kitet, kaq ishte kontrata,” denoncoi Berisha.

Një pjesë e veçantë e fjalës së tij iu kushtua situatës në Spitalin Onkologjik, për të cilin ai rikujtoi deklaratën e Edi Ramës se aty “kryhen krime kundër njerëzimit”. Por, sipas Berishës, “krimet nuk i bëjnë mjekët, por ata që vjedhin paratë për blerjen e ilaçeve për të sëmurët me kancer: ministri, drejtori dhe mbiministri”..

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI