Flash

Detajet/ Pse e goditi Xhelal Mziu përgjegjësin e ndihmës ekonomike në Bulqizë

Lapsi.al 25 April 2025
Detajet/ Pse e goditi Xhelal Mziu përgjegjësin e ndihmës
Ndërsa liderët e partive flasin për integrim në Bashkimin Europian dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, në Bulqizë fushata ka hyrë në raundin e parë të ringut. Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja që përfshin kandidatin e Partisë Demokratike për këtë bashki, Xhelal Mziu, i cili pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren ka goditur me grushta përgjegjësin e ndihmës ekonomike atje, Kalosh Murrën.

Sipas burimeve nga policia e Dibrës, pasi mbylli takimin me simpatizantët, Mziu, i shoqëruar nga nipi i tij, Elson Mziu, dhe disa persona të tjerë, është përplasur me Kalosh Murrën, përgjegjës i ndihmës ekonomike në njësinë administrative Ostren pasi i është drejtuar me fjalët: “Po ti çfarë po kërkon këtu?!?”

Nga fjala në grusht, përplasja degradoi në dhunë fizike, ku fillimisht ka qenë vetë Xhelal Mziu që ka goditur me grusht zyrtarin, ndërsa më pas në skenë ka hyrë edhe nipi i tij, duke e qëlluar po ashtu. Përplasja u shua vetëm pas ndërhyrjes së personave të tjerë në vendngjarje. Në anën tjetër, dyshohet se Murra kishte shkuar në miting për të parë se cili nga mbështetësit e PD trajtohej me ndihmë ekonomike, ndaj Xhelal Mziu i ka dhënë një mësim për të ndalur shantazhet ndaj mbështetësve të opozitës. Mbetet për t'u parë se kë nga të dy do të ndëshkojë prokuroria.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI