Flash

Kriptovaluta "pushton" Juventus: Tether blen akoma aksione, kalohet 10% e kapitalit

Lapsi.al 25 April 2025
Kriptovaluta "pushton" Juventus: Tether blen akoma aksione, kalohet

Tether, kompania e kriptovalutave që hyri zyrtarisht te Juventusi më 19 shkurt me një pjesëmarrje prej 5,015% të aksioneve me të drejtë vote, përqindje që përkon me rreth 8% të kapitalit, për një vlerë të përafërt prej 75 milionë, ka njoftuar përmes një komunikate se ka kapërcyer 10% të kapitalit të klubit bardhezi, pasi ka blerë ditët e fundit një pjesë të mëtejshme në Bursë.

“Jemi krenarë që po bëhemi një aksioner i rëndësishëm i Juventusit, një klub me histori, markë dhe bazë tifozësh të pakrahasueshme – ka deklaruar CEO i Tether, Paolo Ardoino. – Ky investim nuk është vetëm financiar, por një angazhim ndaj inovacionit dhe një bashkëpunim afatgjatë. Besojmë se Juventusi ndodhet në pozicionin ideal për të udhëhequr si në fushë ashtu edhe në adoptimin e teknologjisë që mund të rrisë përfshirjen e tifozëve, përvojat digjitale dhe qëndrueshmërinë financiare. Jemi të entuziazmuar për mundësitë që sjell e ardhmja.”

KOMUNIKATA E TETHER

“Tether Investments njoftoi sot se më 15 prill 2025 ka blerë aksione të mëtejshme të Juventus Football Club S.p.A., duke e çuar pjesëmarrjen e saj të përgjithshme në mbi 10,12% të kapitalit të emetuar, që përfaqëson 6,18% të të drejtave të votës.”

“Kjo lëvizje strategjike pason blerjen fillestare nga ana e Tether të 8,2% të kapitalit të emetuar (që përfaqësonte pak më shumë se 5% të të drejtave të votës) të Klub-it, duke i mundësuar Tether-it të rrisë më tej investimin e vet në këtë skuadër ikonike të futbollit torinez.”

Lexo më tej: Kush është Giancarlo Devasini: miliarderi që u bë aksioneri i ri i Juventus

“Ky investim pasqyron angazhimin afatgjatë të Tether për të ardhmen e Juventusit dhe besimin në vlerën e tij të brendshme dhe potencialin për rritje të Klub-it. Ai shënon gjithashtu fillimin e asaj që parashikohet të jetë një partneritet i thellë dhe me përfitime të ndërsjella, i synuar për të krijuar sinergji mes botës së sportit dhe asaj të teknologjisë. Në fakt, lidershipi i Tether në sektorin e aseteve dixhitale me vlerë triliona dollarë – i kombinuar me investimet e saj miliarda dollarëshe në inteligjencë artificiale, bioteknologji, rrjete sociale dhe rrjete shpërndarjeje globale – ka potencialin për t’i sjellë klubit të futbollit një vlerë të pashembullt, duke hapur rrugë të reja monetizimi dhe duke zgjeruar ndikimin e tij global përmes kontinenteve dhe miliarda njerëzve.”

“Si dëshmi e mëtejshme e angazhimit të saj afatgjatë, Tether është shprehur gjithashtu e gatshme të marrë pjesë në çdo rikapitalizim të mundshëm të ardhshëm, për të ndihmuar në forcimin e qëndrueshmërisë financiare të Juventusit dhe për të shmangur hollimin e pozicionit të vet.”

“Tether shprehet e entuziazmuar për të bashkëpunuar ngushtë me drejtuesit dhe aktorët kryesorë të Juventusit për të mbështetur Klub-in në zbatimin e vizionit të tij strategjik dhe në përshpejtimin e rritjes, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë tregtar, duke eksploruar gjithashtu formimin e një Bordi Administrativ të integruar dhe të unifikuar”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI