Flash

Perla e Pandeli Majkos: Pas 11 majit opozita jonë nuk do jetë PD, por Brukseli

Lapsi.al 25 April 2025
Perla e Pandeli Majkos: Pas 11 majit opozita jonë nuk do jetë PD, por

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën, Pandeli Majko kërkoi të sajojë një metaforë të sforcuar sa i përket opozitës dhe zgjedhjeve. Sipas Majkos, pas 11 majit, opozita do të ndryshojë për qeverinë socialiste, duke mos qenë PD, por Brukseli.

"Pas zgjedhjeve të 11 majit, opozita do të ndryshojë për qeverinë socialiste. Nuk do të jetë më PD, opozita do të përbehet nga administrata e Brukselit" - u shpreh Majko.

Sipas Pandeli Majkos, Brukseli do të fusë qeverinë në një “këmishë force” dhe do të ndryshojë qasjen ndaj procedurave dhe legjislacionit.

Pas rikthimit në realitet, Majko komentoi edhe opozitën në vend. Sipas kandidatit për deputet, opozita shqiptare është ndarë në disa fraksione dhe nuk ka më unitet, siç kishte ndodhur në vitin 2005 kur u gjet një gjuhë e përbashkët mes grupeve opozitare.

Sipas tij, opozita ka një qëndrim të qartë për drejtësinë, ku ka shpallur se do të shpërbëjë SPAK-un. “Është një doktrinë që ka përfaqësues një njeri që drejton opozitën, ‘të mitë janë të pafajshëm, të fajshëm janë ata të palës tjetër’,” tha Majko në studion e lajmeve në News24. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI