Flash

Rama në Shëngjin/ Në varrimin e Papa Françeskut shkon Bajram Begaj

Lapsi.al 25 April 2025
Rama në Shëngjin/ Në varrimin e Papa Françeskut shkon

Liderët botërorë do të jenë në Vatikan këtë të premte në ceremoninë e përcjelljes së Papa Françeskut, sipas një protokolli ku do të jenë të pranishëm drejtuesit e shumë shteteve, përfshirë edhe presidentin e SHBA, Donald Trump.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë ceremoni nga presidenti Bajram Begaj, që ka njoftuar zyrtarisht prezencën e tij këtë të premte. Mungesa e kryeministrit Rama në lamtumirën e fundit të Papa Françeskut mund të justifikohet me angazhimin e tij në fushatën e 11 Majit. Rama udhëtoi drejt Shëngjinit dhe Velipojës këtë të premte për të folur për biznesin turistik.

https://www.youtube.com/watch?v=K95C8slW0SM&ab_channel=EdiRama

Në të shkuarën, Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera në besimin e familjes së tij. Ndërsa tregonte historinë e martesës se gjyshërve të tij, ai tregoi edhe emrin e pagëzimit.

“Në një nga ata daljet (gjyshi) sheh dhe fiksohet pas gjyshes dhe kështu duke i bërë serenata. Po familja nuk e pranonte në asnjë mënyrë. Gjyshi e rrëmben gjyshen me Alfa Romeo nga Shkodra në Durrës. Gjyshja i thotë pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Kështu kanë qëndruar 6 muaj në hotel në Durrës. Emrin e pagëzimit e kam Paulin,” ka thënë kryeministri.

Paulini ka luajtur shpesh me besimin fetar në varësi të situatave, megjithëse nuk kuptohet pse ka munguar në një ceremoni ku do të jenë të ftuar të gjithë liderët botërorë dhe takimet me ta, mund të ishin po aq të vlefshme për fushatën e tij zgjedhore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI