Flash

Tirana e fantazmat e vitit 2017: vetëm fitorja në derbi e dërgon në playout

Lapsi.al 25 April 2025
Tirana e fantazmat e vitit 2017: vetëm fitorja në derbi e dërgon

Tirana i pa gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë me shpresën që Dinamo të kishte 90 minuta, mundësisht edhe më shumë, të lodhshme e që të mund t'i kushtonin sa më shumë energji për sfidën e fundit të kampionatit të dielën, pikërisht në derbin me bardheblutë. Në javën e fundit skuadra e Shkëmbit luan, në fakt, gjithë sezonin dhe vetëm fitorja mund të shmangë rënien e turpshme nga Kategoria, për herë të dytë në 8 vjet, edhe pse edhe në atë rast do të bëhej fjalë vetëm për arritjen në playout dhe jo shpëtimin direkt.

Në kampin bardheblu përqendrimi është i gjithi te kjo ndeshje, një derbi, ndaj një rivali që në këtë sezon nuk e ka mundur dot asnjëherë. Tirana duhet tja dalë në provën e katërt, por edhe nëse e bën kjo skuadër do të mbahet mend për një rekord negativ: kurrë më parë 26 herë kampionët nuk kanë marrë një numër më të vogël fitoresh, do të ishte e 7 në 36 javë, madje edhe në sezonin 2016-17 kur ranë nga kategoria sukseset ishin 8. Ajo që do të barazonin, në fakt, janë pikët. Me 36 aktualisht, fitorja me Dinamon do ti ngjiste në kuotën e 39 pikëve, aq sa kishin grumbulluar në edcionin famëkeq të rënies.

Lexo më tej: Për herë të parë Tirana bie nga kategoria, lojtarët shpërthejnë në lot (FOTO)

Kështu, Tirana kërkon vërtetë me çdo kusht fitoren për të patur shansin e mbijetesës, por do të ishte një shpëtim pa fitore, me një rekord që do të mbahet mend e do të jetë present në statistika: klubi më i titullar në vend mori vetëm 7 fitore në 36 ndeshje, duke bërë më mirë se edicioni i tyre më i keq që kur luhet me këtë sistem ndeshjesh e skuadrash vetëm në golat e shënuar 41-29, por më keq në golat e pësuar 44-32, pavarësisht se plusvalenca është e njëjtë -3, por me një ndeshje ende për tu luajtur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI