Flash

Trump: Krimea do të qëndrojë me Rusinë, Zelensky e kupton këtë

Lapsi.al 25 April 2025
Trump: Krimea do të qëndrojë me Rusinë, Zelensky e kupton

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë të botuar sot se “Krimea do të qëndrojë me Rusinë”.

“Zelenskyy e kupton këtë”, tha Trump, duke iu referuar presidentit ukrainas, “dhe të gjithë e kuptojnë se gadishulli ka qenë me ta (Rusinë) për një kohë të gjatë”.

Presidenti amerikan i bëri komentet në një intervistë për revistën Time të kryer të martën. Trump ka akuzuar Zelenskyn për zgjatjen e luftës duke i rezistuar negociatave me presidentin rus Vladimir Putin.

Krimea është një gadishull strategjik përgjatë Detit të Zi në jug të Ukrainës. Ai u mor nga Rusia në vitin 2014, ndërsa Presidenti Barack Obama ishte në detyrë, vite përpara pushtimit në shkallë të gjerë që filloi në 2022.

“Ata i kanë pasur nëndetëset e tyre atje për shumë vite përpara çdo periudhe për të cilën po flasim, për shumë vite. Njerëzit flasin kryesisht rusisht në Krime,” tha Trump.

“Por ajo u dha nga Obama. Nuk u dha nga Trump”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI