Flash

Trump niset drejt Vatikanit, nuk do të takojë asnjë lider europian

Lapsi.al 25 April 2025
Trump niset drejt Vatikanit, nuk do të takojë asnjë lider

Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të takojë asnjë nga liderët europianë në ceremoninë e përcjelljes së Papa Françeskut. Mundësia e mbajtjes së një samiti mes Bashkimit Europian dhe presidentit amerikan Donald Trump, duke shfrytëzuar praninë e tij në Romë me rastin e funeralit të Papa Françeskut, duket se ka rënë poshtë. Sipas programit zyrtar të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump do të largohet menjëherë pas ceremonisë mortore të së shtunës për të festuar në shtëpi ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Melania.

Ndërkohë, presidenti amerikan përballet me një padi të ngritur nga dymbëdhjetë shtete të SHBA-ve lidhur me tarifat doganore. Këto shtete e akuzojnë Trump-in se nuk ka kompetencën për të “vendosur tarifa në mënyrë arbitrare” dhe kërkojnë nga Gjykata e Lartë të ndalojë administratën e tij të zbatojë ato që i kanë cilësuar si “tarifa të paligjshme”. Disa ditë më parë, edhe Kalifornia kishte ngritur një padi kundër Trump-it për të njëjtën çështje.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj gjobave të vendosura nga Bashkimi Europian ndaj kompanive Apple dhe Meta, duke i quajtur ato “një formë e re e shantazhit ekonomik, që nuk do të tolerohet”.

Sipas Financial Times, presidenti amerikan synon të përjashtojë prodhuesit e makinave nga disa prej tarifave më të larta që ka vendosur më herët. Kjo përjashtim shihet si një fitore për industrinë automobilistike, pas presioneve të shumta që kanë ardhur nga ky sektor.

Administrata Trump synon të vazhdojë politikën e tarifave selektive ndaj Kinës, por po shqyrton mundësinë e uljes së disa prej tarifave doganore për të shmangur tensione të mëtejshme në tregjet ndërkombëtare. “Brenda dy-tre javësh do të arrihen marrëveshje me disa vende, ndoshta edhe me Kinën”, ka deklaruar Trump.

Nga ana tjetër, Pekini ka mohuar se janë hapur bisedime tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe ka cilësuar si “informacione të rreme” deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikanë, sipas të cilave palët janë në negociata dhe pritet të arrijnë një marrëveshje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI